Komisari i lartë i KB-së për të drejtat e njeriut e kritikoi administratën e re në SHBA

Zyra e komisarit të lartë të KB-së për të drejtat e njeriut vlerësoi sot se SHBA-ja ka nevojë për udhëheqësi më të mirë që të ballafaqohen me dhunën e rritur kundër pakicave etnike dhe fetare, transmetoi DPA.

“Jam i shqetësuar për mënyrën me të cilën administrata e re gjithnjë e më shpesh sillet ndaj rasteve lidhur me të drejtat e njeriut”, deklaroi komisari i lartë Zeid Raad al Hysein në fjalimin e sesionit vjetor të Këshillit të KB-së për të drejtat e njeriut.

“Duhet udhëheqësi më e mirë, shumë më konsistente, për ballafaqim me rritjen e diskriminimit, antisemitizmin dhe dhunën ndaj pakicave etnike dhe fetare” theksoi ai.

Al Hysein paralajmëroi se “demonizimi i grupeve të tëra si meksikanët dhe myslimanët” dhe “deklaratat e rrejshme se emigrantët kryejnë më shumë krime nga qytetarët amerikanë, janë të dëmshme dhe ushqejnë ksenofobinë”.

Presidenti amerikan Donald Tramp disa herë akuzoi mediat e mëdha se janë organe për dezinformim dhe “armiq të popullit amerikanë”, përkujtoi DPA.

Zyra e komisarit të lartë për të drejtat e njeriut shprehi shqetësim dehe nga dekreti i ri i presidentit, i cili ndalon hyrjen gjatë 90-të ditëve në SHBA prej gjashtë vendeve myslimane.

Gjatë fjalimit Al Hysein dërgoi kritika edhe drejtë BE-së, duke shprehur shqetësim nga tentimet e përsëritura të Unionit të krijojë qendra pranimi për emigrantë jashtë nga territori i tyre, në Afrikën Veriore dhe në vende e tjera, pa i marrë parasysh të drejtat e njeriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button