Dimitriev: Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare së bashku me ato lokale do të zgjidhin krizën politike

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare së bashku me ato lokalet janë dalja nga kriza politike në vend. Garancë e vetme për ruajtjen e unifikimit të Republikës së Maqedonisë është formimi dhe zhvillimi i shoqërisë civile dhe multietnike, deklaroi sot kryeministri, Emil Dimitriev.

“Kështu siç dikush dëshiron që t’i vendos punët në Maqedoni duke përjashtuar shumicën e popullit maqedonas, shumicën e turqve, romëve, vllahëve dhe etnive të tjera, vlerësoj se kjo nuk mund të realizohet. Së dyti në periudhën postzgjedhore në Republikën e Maqedonisë u hapën diskutime të cilat thellë prekin në rregullimin kushtetues të vendit, ndërsa të cilat nuk ishin pjesë e fushatës parazgjedhore ose shumë pak flitej për këtë. Vlerësoj se këto tema nuk janë privilegj i elitave politike aq sa ato konsiderohen si të afta që të ballafaqohen me këto procese dhe për tema të tilla faktori i vetëm i cili mund të thotë dhe të prononcohet është populli në zgjedhje të reja parlamentare të cilat do të organizoheshin së bashku me ato lokale”, tha Dimitriev.

Për Republikën e Maqedonisë, siç shtoi Dimitriev, alternativa e vetme është organizimi i zgjedhjeve të reja parlamentare në të cilat partitë të gjithë atë që vlerësojnë ta punojnë pas zgjedhjeve duhet ta thonë para zgjedhjeve.

Lidhur me paralajmërimet për hapjen e kampeve të refugjatëve në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke e përfshirë edhe Maqedoninë, Dimitriev ishte decid se në Maqedoni nuk do të lejohet hapja e kampeve të refugjatëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button