BE mbështet Donald Tuskun edhe për një mandat si kryetar i Këshillit Evropian

Të gjitha anëtaret e BE-së, përveç Polonisë qëndruan pas kandidimit të ish kryeministrit polak Donald Tusk për mandat të ri për kryetar të Këshillit Evropian, shkruajnë mediat londineze.

Në Samitin e nesërm të BE-së, liderët evropian duhet të zgjedhin kryetar të ri ose t’ia vazhdojnë mandatin presidentit të deritanishëm, por pritet të arrihet deri në “përplasje” mes qeverisë polake dhe të tjerëve në Union.

Polonia zyrtarisht e kandidoi Jacek Sariush Volskin për kryetar të ri të Këshillit Evropian, duke mos dashur që Tusk të mbetet në funksionin evropian.

Qeveria aktuale në Varshavë, pohon se Tusk nuk i përfaqëson qëndrimet që ndaj BE-së i ka qeveria djathtiste qendrore e Beata Shidlo, posaçërisht që ajo nga fillimi i mandatit është në konflikt me Brukselin, prej nga arrijnë akuzat për “shkeljen e parimeve demokratike të BE-së”.

Vërejtja kryesore ndaj Tuskut, megjithatë i dedikohet kohës kur ishte kryeministër kroat, sepse, dyshohet, se nuk ka bërë mjaftueshëm që të zbardhet rrëzimi i aeroplanit shtetëror i qeverisë polake në të cilin e humbën jetën edhe ish presidenti Leh Kaçinski, vëllai binjak i liderit aktual të Partisë në pushtet të Rendit dhe Drejtësisë, Jaroslav Kaçinski.

Të tjerët në Union nuk duan të ndërrohet kryetarit aktual i Këshillit Evropian, me sqarim se Tusku shumë mirë e ushtron funksionin e tij, ndërsa përveç kësaj, është një nga njerëzit kyç të BE-së të cilët duhet t’i zbatojnë negociatat për largimin e Britanisë dhe Bregzitin e saj, dhe paralajmërojnë se “do ta bllokojnë” ndërrimin  e tij me kandidat tjetër.

Pritet në pjesën e nesërme të Samitit të BE-së, Varshava t’i vendos veto rizgjedhjes së Tuskut në funksion, por në raundin e dytë ai do rizgjidhet, sepse e ka mbështetjen e të gjitha vendeve të tjera anëtare, shkruajnë mediat londineze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button