Gratë fitojnë më pak se burrat, KSL kërkon barazi

Gratë mesatarisht fitojnë 12,5 për qind më pak në krahasim me burrat, ndërkaq edhe më vështirë punësohen në vende të caktuara të punës, tregojnë të dhënat e fundit me të cilat disponon Konfederata e Sindikatave të Lira (KSL).

Për këtë arsye, ndërkaq edhe me rastin e Ditës Ndërkombëtare të grave, sot Konfederata e sindikatave të lira kërkoi që puna të vlerësohet njëjtë dhe të mos ekzistojë diskriminim gjinor gjatë punësimit.

Sekretari i përgjithshëm i KSL-së, Zoran Antovski i porositi punëdhënësit që gjatë punësimit t’i marrin parasysh kriteret arsimore dhe shkathtësitë profesionale të kandidatit, e jo të bëhet ndarje e punëve në të burrave dhe të grave.

“Kompanitë nga Maqedonia, gjatë punësimit duhet ta çmojnë cilësinë dhe të mbajnë llogari për aftësinë e personit, e jo të udhëhiqen nga pabarazia gjinore. Për fat të keq, rreth 10 prë qind e grave janë në pozita të menaxhereve, ndërkaq do të duhej që ky numër të jetë më i madh”, tha Antovski.

Daniella Janevska nga Seksioni i grave pranë KSL-së konsideron se në Maqedoni ende ekziston diskriminimi gjinor dhe stereotipe dhe se kjo është ajo në të cilën duhet të punohet në të ardhmen.

“Sipas të dhënave të publikuara të fundit, gratë fitojnë për 12,5 për qind më pak se burrat, që do të thotë se në nivel vjetor gruaja 33 ditë në vit është e paguar në mënyrë joefektive. Rroga duhet të jetë rezultat i punës, pavarësisht nga gjinia”, theksoi Janevska.

Nga KSL theksojnë se shumë shpesh gratë i tejkalojnë burrat në secilën fazë të arsimit, por se kjo nuk vlerësohet në vendin e punës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button