Maqedonia në status kuo politik për shmangie nga drejtësia

Maqedonia është në pozitë status kuo. LSDM vlerëson se presidenti Ivanov duhet të mendojë edhe njëherë dhe t’ia japë mandatin liderit të tyre Zoran Zaevit, i cili i ka dorëzuar 67 nënshkrime të deputetëve, derisa VMRO-DPMNE-ja insiston që të mbahen zgjedhjet e reja parlamentare në të cilat, qytetarët do të deklarohen për Platformën e partive politike shqiptare, transmeton Portalb.mk.

Petar Goshev, i cili ka përvojë shumëvjeçare politike në analizën e tij, shkruan REL në gjuhën maqedonase, thotë se mbajtja në gjendjen në të cilën është shteti është përpjekje dëshpëruese e kreut të VMRO-DPMNE-së.

“Kjo gjende është në dobi të Gruevskit dhe shoqërisë së tij. Është e qartë për çdo njeri të logjikshëm, për çdo njeri i cili i sheh faktet. Gjendja në të cilën ndodhemi është prodhim i drejtimit të shtetit nga Gruevski dhe grupet e tij, të cilët qartë shihen se kanë bërë vepra të rënda penale, Çdokush duhet ta ketë të qartë se përpara drejtësisë ata do të dalin nëse rrëzohen nga pushteti dhe nëse institucionet lirohen nga kthetrat e kësaj mafies së organizuar shtetërore”, thyotë Goshev.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, këto ditë deklaroi se “pranimi i Platformës në njëfarë mënyre është grusht-shtet dhe se atë Platformë qytetarët nuk e kanë pranuar në zgjedhje  pasi që bëhet fjalë për shantazh”. Sipas tij, mënyra e dytë për dalje nga kriza është që Zaev të heq dorë nga Platforma dhe të fitojë Qeverisë të Pakicës me mbështetjen e Gruevskit.

Sipas Goshevit, deklarata e VMRO-DPMNE-së në frymën se “do ta mbrojnë Maqedoninë nga federalizimi”, është maskë.

Ismet Ramadani nga Këshilli Euroatlantik thotë se VMRO-DPMNE dhe BDI bëjnë përpjekje në Maqedoni që të thellohet kriza politike. Sipas tij, qëllimi i partive në pushtet është që të ketë krizë të kontrolluar dhe me atë të pamundësohet formimi i Parlamentit.

“Me këtë krizë ata prapë janë faktor të bisedimeve. Me intervenimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe me faktorizimin e tyre mendojnë se do të harrohet gjithçka që kanë bërë derisa kanë qenë në pushtet, por mendoj se gënjehen. Bashkësia ndërkombëtare dhe qytetarët mirë e njohin gjendjen”, thotë ai.

As deklaratat e bashkësisë ndërkombëtare me të cilat kërkohet që të lejohet formimi i Qeverisë pa anulime, tani për tani nuk e kanë zhbllokuar situatën. Analistët vlerësojnë se megjithatë, në periudhën e ardhshme Brukseli do të ketë rol kyç në zgjidhjen e proceseve demokratike në vend.

Rekomandime nga Brukseli priten të mërkurën kur shefja e diplomacisë së BE-së, Federika Mogerini, do të ketë takim me liderët e anëtareve të BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button