Sheqrinska në takim me Bjornstad: Ivanov përgjegjës për krizë kushtetuese

Nënkryetarja e LSDM-së Radmilla Sheqerinska sot u takua me ambasadorin e Mbretërisë Norvegjeze në Maqedoni, Arni Bjornstad.

Në takim, siç njoftoi LSDM-ja, u bisedua për gjendjen aktuale politike në Maqedoni pas vendimit të presidentit Gjorge Ivanov që të mos e japë mandatin për formimin e qeverisë së re sipas vullnetit të shumicës të qytetarëve.

“Krizën kushtetuese që e shkaktoi Gjorge Ivanov me vendimin që të mos i japë mandatet e shumicës parlamentare të siguruara me nënshkrimet prej 67 deputetëve të përzgjedhur nga qytetarët është e dëmshme dhe një skenar i rrezikshëm që e thelloi krizën politike në Maqedoni”, thotë Sheqerinska.

Sipas saj, e domosdoshme është që Ivanovi  sa më shpejt ta ndryshojë vendimin dhe t’i japë mandatin për formimin e qeverisë të re në Maqedoni, që është në interes edhe të qytetarëve edhe të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button