Tusk: BE-ja do t’i përmbushë premtimet për Ballkanin Perëndimor

Bashkimi Evropian do të mbetet i angazhuar për Ballkanin Perëndimor dhe do t’i përmbushë premtimet, theksoi kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk në letrën e hapur deri te liderët e Bashkimit Evropian.

Tusk, situatën në Ballkan e përcakton si delikate, duke shtuar se disa përfaqësues të vendeve-anëtare të BE-së, kanë kërkuar që të bisedohet në këtë temë.

Në letër theksohet edhe se të enjten Këshilli Evropian do të bisedojë për përforcimin e mbrojtjes evropiane, ripërtëritjes ekonomike dhe për aftësimin e shërbimit të prokurorit të BE-së.

Seanca të enjten do të fillojë me zgjedhjen e kryetarit të ri të Këshillit Evropian, ndërsa është e mundur që Tusk të rizgjedhet.

Të premten liderët e vendeve-anëtare të BE-së do të mbajnë mbledhje pa Britaninë e Madhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button