Spasovski: Pse Ivanov nuk u brengos kur Gruevski koaliciononte për Platformën?

Ashtu si dërgoi letër brengosëse Gjorge Ivanov deri te faktori ndërkombëtar, tash un do ta pyes se pse nuk u brengos kur i ja dha mandatin Gruevskit kur Platforma Shqiptare ishte aktuale edhe atëherë, shprehet sot sekretari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Oliver Spasovski, njofton Portalb.mk.

“Kemi ndërmarrë gjithçka që është e mundur që të qetësohen tensionet, që të mos shkaktojmë keqësim të situatës nga ku vazhdimisht thërrasim për qetësi. Ajo është porosia më e shpeshte e jona ndaj atyre që po krijojnë kriza. LSDM bën çmos që të mos arrijmë deri te eskalimi i situatës”, tha Spasovski.

Ai sot në emër të shumicës së re parlamentare bëri thirrje deri te presidenti i shtetit që t’ia jep mandatin për formim të Qeverisë me qëllim që të zhbllokohen institucionet dhe proceset shtetërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button