“1 Kafe me Labin”, prezantuese edhe një bukuroshe shqiptare

Kanë nisur të konfirmohen detajet e para nga emisioni më i ri i KTV-së, “1 Kafe me Labin”, njofton koha.net, përcjell Portalb.mk.

Pas njoftimit se Labinot Gashi do të nisë emisionin në KTV që nga 19 marsi, ai ka njoftuar përmes Instagramit se emisionin nuk do ta udhëheqë i vetëm.

Ai do të bashkëprezantojë emisionin me një bukuroshe shqiptare, emri i së cilës akoma nuk është bërë i ditur.

Një ndër mysafiret e para të “1 Kafe me Labin” duket se do të jetë modelja Emina Çunmulaj.

Këtë ajo e ka “konfirmuar” me një koment në Instagram.

Duke e uruar Labin për emisionin e ri, ajo ka thënë se “së shpejti do të vijë dhe pijë një kafe me Labin”.

“Do të sjellim edhe Ellan për një shishe qumësht”, ka shkruar Çunmulaj duke bërë shaka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button