Thaçi i dorëzoi Veselit projektligjin për shndërrimin e FSK-së në Ushtri, nesër e hidhet në votim në Kuvend (LIVE VIDEO)

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në një takim presidentin e vendit, Hashim Thaçin.

Në këtë takim, Presidenti Thaçi ia dorëzoi kryeparlamentarit Veseli draft-ligjin për bërjen e FSK-së Ushtri pa ndryshime kushtetuese.

Pasi Thaqi i dorëzoi projekt ligjin Veselit, ky i fundit tha në konferencën për shtyp se Ligji për Ushtrinë e Kosovës do të procedohet menjëherë.

“Unë qysh nesër do të thërras Kryesinë e Kuvendit dhe do të procedojmë shumë shpejt, ashtu si parashihet përmes procedurave. Kosova ka nevojë për këtë ligj. Do të procedojmë shpejt”, theksoi Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button