Sekretari gjeneral i OSBE-së Zanier për vizitë në Maqedoni

Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së Lamberto Zanier të mërkurën dhe të enjten do ta vizitojë Maqedoninë, njofton Portalb.mk.

Sipas paralajmërimeve, Zanier pritet që të diskutojë me presidentin Gjorge Ivnaov, me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki dhe me përfaqësuesit e partive parlamentare në Maqedoni.

Përndryshe, pasi presidenti Ivanov solli vendim për të mos ia dhënë mandatin, liderit të LSDM-së Zoran Zaev, i cili mblodhi shumicë parlamentare, Zanier reagoi duke thënë se janë të shqetësuar për zhvillimet e ngjarjeve në Maqedoni.

“Jemi të shqetësuar për zhvillimin e ngjarjeve në Shkup. Rezultatet nga zgjedhjet e dhjetorit, janë bazë solide që të formohet Qeveria e cila do t’u shërbejë interesave të të gjithë qytetarëve”, shkruajti Zanier në Titer.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button