Adele tmerrohet nga insektet në koncert live (VIDEO)

Të gjithë janë mësuar ta shohin të hijshme në skenë, me fustane të gjatë e statike, duke mrekulluar audiencën me zërin e saj unik, por koncerti i fundit i britanikes 28-vjeçare Adele provoi se ajo mund të jetë edhë më shumë, madje mund të bëhet edhe qesharake në skenë. Paraqitja e Adele në Brisbane, të dielën ka qenë më e këndshme se zakonisht, ndërsa ajo është është detyruar të “luftojë” me një grup insektesh që e sulmonin gjatë gjithë kohës, shkruan Revista Class, transmeton Portalb.mk.

0d8aad0020b3714409f3435c40eff341

E tmerruar, këngëtarja 28-vjeçare ka trembur edhe publikun me të bërtiturat e saj, pasi ndiqej vazhdimisht nga insektet që nuk kishin ndër mend të largoheshin: “Të gjitha po përpiqen të më vrasin”  – thërriste këngëtarja, e cila, edhe pse vijonte të qeshte, dukej që e kishte kapur paniku: “E tmerrshme, janë këtu gjatë gjithë kohës. Më falni, nuk jam australiane, nuk më pëlqejnë insektet” – tha Adele në përpjekje për t’i larguar me pëllëmbë, ndërkohë që publiku qeshte dhe argëtohej njëzëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button