Ndërroi jetë mësuesi e shkrimtari Arif Demolli
Ka ndërruar jetë sot në moshën 68-vjeçare shkrimtari Arif Demolli, njofton Portalb.mk.
Përveç në arsim i ndjeri punoi në revistën “Bota e Re”, në Televizionin e Prishtinës, revistat “Fjala”, “Pionieri” dhe në fund në Ministrinë e Arsimit.
Arif Demolli, autori i “Lushi si askushi”, “Vdekja e Akanit” dhe e dhjeta librave të tjerë, është lindur më 2 maj 1949 në Gllogovicën e Prishtinës.
Ai ka qënë i dënuar me burg dhe i përzënë nga puna prej pushtuesit serb.
Ky ishte mësues, por më shumë është i njohur si misionar mësuesor.
Vdekja e tij biologjike në të vërtetë është vazhdim i jetës intelektuale e shpirtërore të lexuesit.