VMRO DPMNE kërkon zgjedhje të reja parlamentare së bashku me ato lokale

“VMRO DPMNME ndjen obligim që të respektoj vullnetin e shumicës së qytetarëve që votuan për Koalicionin “Për Maqedoni më të mirë” dhe për këtë shkak, si dhe për shkak të përcaktimit strategjik, nuk do të lejojnë të merren vendim që janë kundër interesave shtetërore dhe nacional”, thuhet në kumtesën partiake.

“Është legjitime që Zoran Zaev dhe LSDM të mendojnë se Platforma nga Tirana është pozitive për vendin, por gjykimin final do ta japin qytetarët. Ata nuk votuan në dhjetor për të gjitha elementet e Platformës. Afrohen zgjedhjet lokale dhe dalja më e mirë nga kriza do të ishte nëse Zoran Zaev inkurajohet dhe pajtohet të vendos Platformën para qytetarëve. Me një shpenzim ata do të votojnë edhe për autoritetet lokale, por do të prononcohen edhe për Platformën nga Tirana”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button