Ju të gjithë i keni parë këto kukulla, por nuk e keni idenë se kush ishte brenda tyre (Foto)

Filmi i animuar “Teletubbies” ishte ndër programet më të shikuara dhe më të dashura për fëmijët

Ky film i animuar Teletubbies seritë e para i filloi në vitin 1997 dhe këtë sukses e vazhdoi deri në vitin 2001.

Tinky Winky, Dipsy, Laa-Laa dhe Po janë këto personazhet që kanë bërë për vete gjithë publikun me gjestet, veshjet dhe dialogun. Mirëpo kush fshihet pas këtyre kostumeve të gjithë ata që e kanë shikuar këtë film të animuar do të donin ta dinin.

Simon Shelton ka qenë prapa kostumit të Teletubbies më të madh ngjyrë vjollcë, Tinky Winky, ndërsa rolin e Dipsy me ngjyrë të gjelbër e ka luajtur aktori John Simmit. Aktorja dhe valltarja Nikky Smedley ka qenë mbrenda kostumit të verdhë të Laa-Laa-s, ndërsa rolin e më të voglit dhe personazhit më të lezetshëm të Teletubbies, Po, e ka luajtur aktorja Piu Fan Lee.

Më poshtë keni disa fotografi të personave që fshihen prapa karaktereve pjesëmarrëse në serialin e preferuar të fëmijëve, Teletubbies.

t_1488700946-6856238

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button