Zbulohet kandidati i preferuar i Messit për trajner te Barça

Luis Enrique do të largohet si trajneri i Barcelonës në fund të këtij sezonit. Trajneri i katalunasve së fundmi ka zbuluar për vendimin e tij dhe klubi ka filluar kërkimin për zëvendësuesin e ish trajnerit të Romas.

Trajneri i Sevillas dhe homologu i tij në Athletic Bilbao, Ernesto Valverde, janë duke u kërkuar për të marrë detyrën në Barcelonë si zëvendësues të Luis Enriques, transmeton portali arbresh.info.

Mediat italiane kanë zbuluar gjithashtu se trajneri i Juventusit, Max Allegri, është gjithashtu në listën e shkurtër të “Blaugranëve”.

Sidoqoftë, ylli i Barcelonës Lionel Messi ka zgjedhur kandidatin e tij të preferuar për detyrën në Barcelonë. Gazeta spanjolle ‘Diario Gol’ raporton që Jorge Sampaoli është zgjedhja e preferuar nga Messi për trajner të ardhshëm në ‘Camp Nou’.

Trajneri argjentinas ka një klauzolë prej 1.5 milionë euro të vendosur në marrëveshjen e tij me Sevillan

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button