Beatrix Ramosaj flet mes lotësh për ndarjen nga i dashuri: Nuk po vuaj…

Pas dyshimeve se ishte në një krizë me të dashurin, pas heqjes së fotove në rrjetet sociale, për këngëtaren Beatrix Ramosaj, tani nuk ka më sekrete. Ajo dhe Ervi, pas rreth 3-vjetësh, nuk janë më bashkë. Dhe këtë këngëtarja e ka konfirmuar sonte edhe për Prive, pa treguar arsyet e ndarjes, por duke thënë se për aq sa ka zgjatur, gjithҫka ka qenë e bukur: “Jam shumë e lumtur që atë eksperiencë e kam kaluar me një njeri që ma ka ditur vlerën e më ka mbështetur shumë në ҫdo moment. Ka qenë frymëzim për mua dhe për gjithҫka më ka motivuar shumë. Këtë nuk mund ta mohoj…”, – tregon ajo mes lotësh, edhe pse nuk ka asnjë drojë të pranojë se jeta kështu është:

E vlërësoj shumë për ato vite që ai njeri ka qenë në jetën time, sepse ka qenë për një arsye. Gjithҫka e ka fundin e vet, edhe pse unë kam menduar “përgjithmonë”. Erdhi një moment që thashë: Beatrix, zgjohu! Por kjo është jeta, gjithҫka e ka fundin e vet….”

Edhe pse është natyrë emocionale, Trixa thotë se është natyrë e fortë dhe se nuk po e vuan këtë ndarje. Nuk do të dijë se ҫfarë shkruhet e komentohet lart e poshtë. Siҫ nënvizon ajo, ka dashur dhe do që gjithmonë njerëzit ta duan për atë që është dhe ashtu siҫ është.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button