Beatrix Ramosaj përlotet në skenë, por jo nga ndarja me të dashurin…

Pas këngës “I Will Always Love You”, nga Whitney Houston, me të cilën Beatrix Ramosaj u prezantua sonte në skenë, Alberia e vlerësoi si njërin prej interpretimeve më të mira të mbesës së saj. Ndryshe nga netët e para të YFSF, ku anëtarja e jurisë i ka bërë edhe kritika, sonte ajo dha vlerësimet maksimale për Trixën, madje edhe duke i kujtuar të atin: “Nëse babi yt do të mundte të të shikonte sonte, me siguri do të ndihej shumë krenar për ty…” – i tha Albëria mbesës duke e bërë atë të përoltej.

Por kënga “I Will Always Love You”, me një mesazh të fortë dashurie brenda saj, i kujtonte këngëtares edhe një dashuri të cilën e ka lënë pas vetëm dy muaj më parë. Këtë ajo e pranoi edhe në klipin para performancës ndërsa punonte materialin bashkë me Olta Gixharin.

Nisur nga pohimi i saj, Çani, duke zhdramatizuar pak situatën, e ngacmoi Trixën duke e pyetur nëse këtë ndjesi e kishte për të dashurin apo për… “Dashuri të përjetshme unë ndjej vetëm për familjen time, ndërsa dashuritë e tjera i kalojmë si të gjithë, e përjetshme është vetëm ajo e familjes…” – tha Trixa, edhe pse dukej konfuze nga se iu shkaktua në të vërtetë kjo gjendje e lartë emocionale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button