Kroacia ndalon cigaren elektronike

Qeveria e Kroacisë, me propozim të ministrit të Shëndetësisë, Milan Kujundxhiç, ka pranuar propozim ligjin me të cilin cigarja elektronike do të marrë trajtimin e produktit nga duhani, dhe i njëjti parasheh edhe vendosjen e fotografive të detyrueshme dhe paralajmërimin siç e kanë prodhimet nga duhani, raporton Anadolu Agency (AA).

Bëhet fjalë për miratimin e ligjit për përkufizimin e përdorimit të prodhimeve nga duhani me të cilin legjislacioni kroat harmonizohet me atë të Bashkimit Evropian.

Qeveria ka miratuar pjesën e ligjit i cili rregullon vendosjen e fotografive paralajmëruese në produktet e duhanit.

Nga tani e tutje, në produktet e duhanit do të jetë e detyrueshme vendosja e fotografive me të dhënat tekstuale për ndërprerjen e pirjes së duhanit dhe për dëmin nga konsumimi, ndërkohë që prodhuesi obligohet të shkruaj edhe përbërësit e produkteve të duhanit dhe e-cigareve.

Qeveria kërkon trajtim të njëjtë të e-cigareve dhe produkteve tjera që përmbajnë nikotinë dhe futjen e definicionit për produktet e reja.

Është miratuar edhe ndalesa e pirjes dhe konsumimin e të gjitha llojeve të e-cigareve në vendet në të cilat është e ndaluar pirja e duhanit, dhe se ndalimi i tanishëm për reklamimin dhe sponsorizimin e produkteve të duhanit ka të bëjë edhe për e-cigaret.

Projekt-ligji i miratuar nga qeveria tani hyn në seancë parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button