Blerim Reka: Shqiptarët nuk do të lejojnë një Maqedoni ruse

Profesori i së Drejtës Evropiane, njëherësh ish-ambasador i Maqedonisë në Bruksel, Blerim Reka duke komentuar situatën politike në Maqedoni ka thënë se shqiptarët nuk do të lejojnë krijimin e një Maqedonie ruse.

Ai në një intervistë për lajmi.net ka thënë se vendimi i presidentit maqedon, George Ivanov për të mos i dhënë mandatin për formimin e Qeverisë subjekteve që kanë shumicën në Kuvend është i gabuar si në aspektin juridik ashtu edhe në atë politik e gjeopolitik.

Sipas profesorit Reka, presidenti Iavnov me këtë vendim është afruar më shumë me Rusinë dhe ka injoruar kërkesën amerikane që mandati për formimin e Qeverisë t’i jepet atyre që kanë votat e nevojshme për konstituimin e institucioneve, transmeton Lajmi.net

Më tej, ai ka thënë se Ivanovit sikur deshi të luaj me durimin e shqiptarëve duke i provokuar, por Reka ka theksuar nevojën që shqiptarët të dëshmojnë pjekuri maksimale që të mos instrumentalizohen për skenarët dhe agjendat e huaja. Destabilizimi i Maqedonisë dhe i Ballkanit sipas Rekës, nuk është në interes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por në interes të Rusisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button