Emil Dimitriv kundër Edi Ramës – kjo është përgjigjja ndaj porosisë së djeshme

“Përzierja e vazhdueshme në punët e Republikës së Maqedonisë i bën dëm fqinjësisë së mirë dhe është kundër vlerave evropiane”, thuhet në reagimin e kryeministrit teknik, Emil Dimitriev, ndaj deklaratës së djeshme të Edi Ramës, në lidhje me vendimin e presidentit Gjorge Ivanov, pasi që i njëjti nuk ia dha shumicës parlamentare mandatit për shkak të Platformës Shqiptare, njofton Portalb.mk.

“Përzierja nuk i ndihmon Shqipërisë, qytetarët e së cilës presin nga ju që të kapeni për dobësitë në pushtet dhe me ekonominë, por as Maqedonisë, qytetarët e së cilës duan shtet sovran dhe të pavarur në kufijtë e tanishëm. Ata qytetarë e paguajnë çmimin për ambiciet e juaja të mëparshme për ridefinim të Maqedonisë, në vend që ta reformoni Shqipërinë në kufijtë ekzistues. Nuk u ndihmon as partive në Maqedoni ndaj të cilëve silleni si kujdestar dhe në mënyrë të përbuzje të papërshtatshme. Jam i sigurt se edhe pa përzierjen tuaj do të gjejmë zgjidhje për sfidat tona. Përfundimisht, është shumë jo-korrekte të ndezni zjarr nacionalistik”, thotë Dimitriev.

Kryeministri teknik, thotë se gjuha shqipe ka qasje të gjerë në Maqedoni dhe se shteti ka angazhuar resurse për promovimin e gjuhës dhe të kulturës së komuniteteve.

Dimitriev shton se qytetarët e Maqedonisë, pavarësisht përkatësisë etnike dhe fetare, vetë i kanë tejkaluar shumë kriza në histori dhe do ta tejkalojnë edhe këtë.

Përndryshe, Rama përmes një statusi në rrjetin social “Twitter” dje ka reaguar kundër qëndrimit të presidentit Ivanov që nuk mandatoi qeverinë Zaev me pretendimin se platforma e partive shqiptare është përgatitur nga një vend tjetër.

“Zoti Ivanov, gjuha shqipe s’është e armikut po e një populli shtetformues në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President!”, shkruan Rama në “Twitter”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button