Ngjela: Çështja shqiptare, presidenti maqedonas Ivanov, u çmend

Avokati dhe politikani nga Shqipëria, Spartak Ngjela, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, tha se shqiptarët përfundimisht po marrin vendin e tyre ne tokën e tyre, dhe në shtetin e grabitur nga padrejtësitë e 150 vjetëve, njofton Portalb.mk.

“Maqedonia po shkon me rritëm të shpejtë drejt Albanizimit të saj. Shqiptarët përfundimisht po marrin vendin e tyre ne tokën e tyre, dhe në shtetin e grabitur nga padrejtësitë e 150 vjetëve. Presidenti maqedonas, Ivanov, u çmend. Po partia maqedonase që përkrah shqiptatët çfarë është? Janë në të shumicë shqiptarët ortodoksë që janë deklaruar sllavë. Po Maqedonia e lashte e Aleksandri të madh ç’ka qenë? Ilirishtja dhe maqedonishtja e asaj kohe kanë qënë dialekte të një gjuhe? Po çfarë lidhje kanë sllavët e sotëm me Maqedoninë e Aleksandrit? Nuk kanë asnjë lidhe, këta kanë ardhur në Gadishullin Ilirik në Shekullin e VII – të. E vetmja lidhje, janë shqiptarët, të cilët një president sllav, Ivanov, i quan të huaj në tokën e tyre 2500 vjeçare. Qeshni me injorancën!… Se shqiptarët sot janë shumë të fortë”, shkroi Spartak Ngjela në statusin e tij në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button