Eli Fara zbulon sekretin e bukurisë: Gjëja e parë që bëj ҫdo mëngjes

Sa herë përmendet emri i këngëtares së njohur të muzikës popullore Eli Fara, të gjithë konfirmojnë që për të koha ka ndalur. Vitet që ikin nuk kanë qenë asnjëherë problem për këngëtaren korҫare, përkundrazi, ҫdo ditë e më tepër ajo duket më në formë se asnjëherë, shkruan Revista Class, transmeton Portalb.mk.

Për pamjen gjithmonë të freskët e të re, Eli ka edhe sekrete. Në përditshmëri, ndjek një kujdes rutinë për veten, të cilin nuk e harron asnjëherë.

E ftuar në programin e djeshëm të pasdites “Rudina”, së bashku me grupin Revolt Klan për të prezantuar bashkëpunimin e tyre të ri, “Akoma”, Eli foli edhe për sekretin që e mban gjithmonë në formë të re. E pyetur nga moderatorja se cili është sekreti për shkëlqimin në ҫdo kohë, ajo tha: “Nuk është ndonjë sekret i madh, por vetëm gjithmonë jam në aktivitet. Të qenit gjithmonë në lëvizje, më bën që ta ruaj formën fizike. Por kam edhe një kujdes normal për veten, jo ekstrem…” – tha Eli.

0c1ebd2f0914110d07d44cea48ddac09

Në përditshmëri, Eli tregoi se nuk del asnjëherë pa grim në mëngjes, sado i lehtë të jetë: “Gjëja e parë që bëj ҫdo ditë është grimi. Kur mbaron kjo punë, duket sikur të gjitha të tjerat janë të lehta për t’u bërë…”

Kjo është gjëja e parë e ditës dhe më e rëndësishmja, sipas Elit, sepse grimi e bën të ndihet më mirë dhe më e motivuar për ditën: “Gjithmonë bëj tualet. Një grim ditor më bën të ndihem mirë.”  Sigurisht është edhe një lloj motivimi grimi, që e bën gjithmonë të rrezatojë e të jetë në formë të shkëlqyer fizike, aq sa edhe 20-vjeҫaret do ta kishin zili.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button