PLT: Gjorge Ivanov ka kryer puç

Partia e Lëvizjes së Turqve në Maqedoni ka reaguar ndaj vendimit të djeshëm të kryetarit Gjorgje Ivanov për mosdhënien e mandatit ndaj LSDM-së, ku theksojnë se kryetari me këtë vendim ka kryer puç tipik në shtet, njofton Portalb.mk.

“Gjorgje Ivanov duke mos e ndarë mandatin ka kryer puç tipik në shtet. Ivanov i cili në mënyrë dyshuese u zgjodh për këtë funksion tashmë më disa herë e përpunon Kushtetutën, ndërsa këtë herë edhe vullnetin e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë. Kjo do të mbahet mend si një njollë e zezë në historinë e pavarësisë së Maqedonisë”, thonë nga PLT.

Ivanov edhe njëherë dëshmoi se nuk posedon aftësi shtetërore dhe kapacitete demokratike, thonë nga PLT. Sipas tyre, edhe më shqetësuese është ajo që Ivanov në mënyrë të vetëdijshme, vetëm për mbrojtje të disa politikanëve të kriminalizuuar, gjithë shtetin dhe qytetarët e tij i vë në rrezik serioz.

“Jemi të shqetësuar që ditëve të fundit retorika fashiste bëhet më e pranueshme, janë rrahur gazetarët dhe përhapet urrejtja jo-morale ndaj bazës etnike, religjioze dhe ideologjike. Por, dukshëm zhvillimi i tillë i ngjarjeve aspak nuk i intereson Ivanovit. Është skandaloze që Ivanov as me një fjalë nuk i dënoi këto shfaqje distrikteve. Ai edhe më tej është dëgjues i Gruevskit i cili është politikisht i vdekur dhe politikës së tij të humbur”, shtojnë nga PLT.

Partia e Lëvizjes së Turqve i fton qytetarët në seriozitet dhe përmbajtje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button