Ivanov edhe në BBC: Kryetari i Maqedonisë e bllokoi koalicionin e ri qeveritar

Kryetari i Maqedonisë Gjorgje Ivanov refuzoi që t’ia jep mandatin shumicës parlamentare që të formojnë Qeveri, shkruan BBC, transmeton Portalb.mk.

“Nuk mund t’ia ndaj mandatin dikujt që e kërcënon sovranitetin e shtetit”, tha kryetari Gjorgje Ivanov.

Lideri i Socialdemokratëve Zoran Zaev e formoi koalicionin që kur u pajtua ta përkrah ligjin në të cilin gjuha shqipe do të jetë gjuhë e dytë zyrtare në vend. Me mijëra maqedonas protestuan kundër ligjit. Një përfaqësues zyrtar i BDI-së, i cili shpresonte se do të bashkohen në koalicion, tha se situata është “Kaotike”.

BBC shkruan dhe se Maqedonia tashmë dy vjet është në krizë politike pas skandalit me përgjimet. Gjithashtu theksojnë edhe se Maqedonia në vitin 2001 ka qenë shumë afër luftës civile, pas kryengritjes shqiptare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button