Tenton të shuajë konfliktin mes prindërve, i ati i hedh ujë të nxehtë

“Viktimë” e radhës e dhunës në familje është një 14-vjeçare në qytetin e Durrësit. I ati i ka hedhur ujë të nxehtë në këmbë, shkruan Top Channel, transmeton Portalb.mk.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.00 të pasdites së të mërkurës, në shtëpine e 45-vjeçarit K. XH. Në gjendje të dehur, pas një konflikti për motive të dobëta me bashkëshorten, dyshohet se ai i ka hedhu ujë të nxehtë vajzës, A. XH, 14 vjeçe, e cila ka tentuar të shuajë konfliktin mes prindërve.

Për pasojë, 14-vjeçarja është djegur në këmbë dhe ndodhet në Q.S.U.T. nën kujdesin e mjekëve. I ati u arrestua në akuzën e dhunës në familje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button