Basha: Akti i Ivanovit, diskriminim ndaj shqiptarëve të Maqedonisë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me situatën e fundit të krijuar në Maqedoni, duke u shprehur se qëndrimi i presidentit George Ivanov është një akt diskriminimi etnik në këtë shtet.

Mesazhi i plotë i Lulzim Bashës:

“Me shqetësim të thellë përcolla qëndrimin e presidentit të Maqedonisë për të refuzuar mandatimin e Qeverisë së re për shkak të pranimit nga ana e subjektit politik në fjalë të dygjuhësisë. E konsideroj këtë qëndrim një akt diskriminimi etnik që nuk i kontribuon harmonisë midis etnive shtetformuese në Maqedoni. Maqedonia stabile, demokratike dhe e integruar ne NATO dhe BE është interesi më i mirë i shqiptarëve në Maqedoni, dhe vullneti i të gjithë shqiptarëve në këtë drejtim është i palëkundur. Por stabiliteti dhe rruga e integrimit të Maqedonisë cenohet rëndë nga akte të tilla diskriminuese. Pranimi i dygjuhësisë e emancipon Maqedoninë nga ngërçet dhe paragjykimet dhe zgjeron hapësirën e lirisë duke forcuar kështu vetë themelet e saj. Rikonfirmoj mbështetjen për Platformën Shqiptare dhe ju kërkoj partive politike shqiptare në Maqedoni të veprojnë të bashkuara në mbështetje të të drejtave legjitime të shqiptarëve në Maqedoni. Bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellët etnik është e vetmja rrugë që do t’i garantojë Maqedonisë stabilitetin, prosperitetin dhe rrugën e sigurt drejt integrimit euroatlantike”, përfundon Basha

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button