Ahmeti: Kosova dhe Shqipëria të flasin njëzëri për shqiptarët në Maqedoni

Shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar ndërsa Prishtina dhe Tirana duhet të flasin me një zë. Kështu reagon Shpend Ahmeti, kryetari i komunës së Prishtinës në rrjetin social fejsbuk, pas reagimit të Edi Ramës ndaj Gjorgje Ivanov, njofton Portalb.mk.

“Gjuha shqipe qenka kërcënim për Maqedoninë. Kjo tregon për trajtimin e shqiptarëve. Këto po shpërfaqen tanimë. Shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar ndërsa Prishtina e Tirana duhet të flasin me një zë. Ky diskriminim është i papranueshëm. Edi Rama e filloi”, shkruan në fejsbuk Shpend Ahmeti, kryetari i Prishtinës.

LEXO: Rama i përgjigjet Ivanovit: Pa shqiptarët, nuk ka Maqedoni

LEXO: Ivanov nuk ia jep mandatin Zaevit (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button