AGM dënon sulmin ndaj gazetarëve të A1 on

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë (AGM) e dënoi sulmin e mbrëmshëm ndaj ekipit të gazetarëve të A1 on kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme ta pastrojë rastin.

Nga AGM theksojnë se ekipi i tyre juridik u qëndron në dispozicion të punësuarve në mediave dhe të sulmuarve në këtë incident, si dhe për mbrojtje juridike për të gjithë dhunën paraprake ndaj punonjësve medial.

“AGM u bën thirrje anëtarëve të saj dhe të gjithë ekipeve të gazetarëve për respektim të ligjeve dhe Kushtetutës së RM-së. AGM u bën thirrje të gjithë anëtarëve të saj dhe të gjithë ekipet mediale për profesionalizëm gjatë raportimit, objektivitet, mospërhapje të gjuhës së urrejtjes, mospërfaqësim të qëndrimeve etnike dhe politike, mosapelim për dhunës dhe nxitje”, thuhet në reagim.

AGM përkujton se deri tani kanë qenë të lënduar dhe sulmuar edhe gazetarë nga shtëpi tjera gazetareske, por që Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe disa organizata të caktuara joqeveritare të afërta me SOROS-in nuk kanë reaguar.

“As SHGM, e as organizatat joqeveritare të SOROS-it nuk reaguan në disa raste, të cilën ende nuk janë zbardhur, me heshtje e aprovojnë agresionin ndaj  gazetarëve. MPB deri më sot ende hesht për dhunën dhe nuk i ka zgjidhur të gjithë këto raste të theksuara”, thuhet në reagimin e AGM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button