KB: Refugjatët dhe migrantët u ekspozohen rreziqeve serioze në rrugën e tyre drejt Evropës

Refugjatët dhe emigrantët ballafaqohen me rreziqe serioze në përpjekjen që të mbërrijnë deri në Evropë, thuhet në raportin e Komisarit të lartë për refugjatë i KB-së (UNCHR).

Në raport shqyrtohet ndikimi i kufizimeve të përforcuara të kufijve për lëvizjen e refugjatëve dhe emigrantëve deri dhe në Evropë, që u vendosën në vitin 2016.

Faktet tregojnë se lëvizja nuk është ndalur, por njerëzit kanë zgjedhur më shumë marshruta të ndryshme dhe të rrezikshme, shpesh duke u mbështetur tek kontrabanduesit, për shkak të mungesës së mënyrave qasëse legale për hyrje në Evropë.

Në dokument thuhet se pas “mbylljes” së rutës ballkanike dhe marrëveshjes midis Bashkimit Evropian dhe Turqisë nga marsi i vitit 2016, numri i personave të cilët kanë mbërritur në Greqi përmes pjesës lindore të Detit Mesdhe jashtëzakonisht është zvogëluar, ndërsa ruta nga pjesa qendrore e Detit Mesdhe, nga Afrika drejt Italisë, u bë rruga kryesore për hyrje në Evropë.

Të dhënat e UNCHR-së tregojnë se në vitin 2016 në Itali përmes rrugës detare kanë mbërritur 181.439 persona.

Në raport vërehet se udhëtimi deri në Itali është jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe se në vitin 2016 në det janë regjistruar më shumë raste vdekjeprurëse se kurdo qoftë më parë.

UNCHR-ja njofton se deri nga fundi i vitit 2016 shumica e personave kanë mbërritur në Evropë përmes pjesës perëndimore të Detit Mesdhe.

Në vitin 2016, 87 për qind e personave të cilët kanë mbërritur në Greqi përmes rrugës detare vijnë nga dhjetë vendet bazë që janë burime të refugjatëve.

E njejta u dedikohet edhe personave të cilët vazhdojnë të kalojnë përmes rutës ballkanike.

Në Serbi 82 për qind e personave të mbërritur janë nga Afganistani, Iraku dhe Siria, ndërsa më shumë se gjysma janë fëmijë.

Të dhënat e UNCHR-së tregojnë se dhjetëra mijë persona janë kthyer nga autoritetet kufitare në Evropë, duke përfshirë nga Maqedonia, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Hungaria, Serbia dhe Spanja.

Krahas shumë rasteve të denoncuara për dhunë dhe keqpërdorim me qëllim të kthimit nga tentimet e mëtejme për hyrje, UNCHR-ja ka marrë informata tejet shqetësuese për refugjatët dhe emigrantët, të cilët janë rrëmbyer, mbajtur kundër vullnetit të tyre me ditë, fizikisht janë keqtrajtuar dhe seksualisht janë keqtrajtuar, janë torturuar ose keqtrajtuar nga kontrabandues dhe grupe kriminele në lokacione të ndryshme të marshrutave kryesore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button