A mos ka menduar Nikoliq se do ta prisnim me lule, pyet Haradinaj

   Tomisllav Nikoliq po e kërcënon Kosovën me luftë, e jo Ramush Haradinaj Serbinë.

Kështu ka thënë vetë ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Dukagjinit e ish-kryeministri i Kosovës, shkruan Koha.net, transmeton Portalb.mk.

“Nikoliq paska kërkuar në Këshillin e Sigurimit që Bota të marrë qëndrim ndaj meje, sepse unë e paskam kërcënuar Serbinë me luftë! Tomisllav Nikoliqi, ka qenë ai që para pak kohe, ka deklaruar se është i gatshëm që bashkë me djemtë e tij, të shkojë në Kosovë për të luftuar! A mos paska kujtuar ky Zotnija se ne do ta presim me lule?!”, ka thënë Haradinaj.

“E kam thënë dhe gjithmonë do ta përsëris, se kushdo që i fut duart në Kosovë, do ta marrë të njëjtën përgjigje si Millosheviqi në vitin 1998-1999!

Ata le të rrinë në vendin e tyre e ta lënë Kosovën rahat e të mos i binë në qafë as asaj e as mua! Unë e kam mbrojtur vendin tim dhe gjithmonë do ta mbroj dhe këtë mund ta marrin ‘kërcënim me luftë’ vetëm ata që janë të sëmurë si ky farë Nikoliqi”, ka shtuar më tej Haradinaj.

Në fund, Haradinaj ka thënë se Nikoliq, “së pari duhet të tregojë se ku janë varrezat masive me shqiptarë në Serbi, që ende i mban sekret e tu kërkojnë falje shqiptarëve për krimet e Serbisë në Kosovë, e jo të merret me retorikë boshe”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button