Ndryshe nga Abdixhiku e Haradinaj, Krasniqi ia refuzoi ftesën Kurtit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, nuk bëri të ditur se do t’i shkojë në takim kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, raporton Koha.net.

Krasniqi, nëpërmjet një komunikate të publikuar në Facebook të hënën, tha se është i hapur dhe i gatshëm për takim, vetëm kur procesi i dialogut të ketë avancim dhe diskutim konkret mbi arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë.

“Aktualisht, e tëra që po shohim është se dialogu ka rrëshqitur në nivel teknik, duke përfshirë riciklimin e marrëveshjeve të kaluara. Sa i takon zbatimit të përgjegjësive që keni si udhëheqës i Dialogut, unë ju inkurajoj që të vazhdoni angazhimin tuaj dhe te qeverisë për respektim të vendimeve të ligjshme që sigurojnë reciprocitet në raport me Serbinë, si dhe sundim të ligjit dhe lëvizje të lirë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Por, nuk konsideroj se në këtë moment ka një situatë emergjente për t’u takuar e për të diskutuar për këto përgjegjësi tuajat”, shkroi Krasniqi.Ai shtoi se PDK-ja është e angazhuar në mbrojtjen e interesave të Kosovës dhe zbatimit të kushtetutshmërisë në territorin e vendit.

“Në procesin e Dialogut ne ju kemi dhënë hapësirën e nevojshme, juve dhe Qeverisë, për të kryer detyrat tuaja në mbrojtje të interesave të vendit, duke konsideruar se ky proces është i pa alternativë për arritjen e paqes dhe qëllimeve tona shtetërore. Sepse, Dialogun me Serbinë asnjëherë nuk e kemi parë si betejë të brendshme politike”, tha tutje.

Për dallim prej Krasniqit, ftesën kryeministrit Kurti ia ka pranuar kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe ai i Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button