Arsenali rivalizon gjigantin italian për yllin e Monacos

Arsenali do të rivalizojë Juventusin për transferimin e sulmuesit Kylian Mbappe të Monacos gjatë kësaj vere, njofton koha.net, përcjell Portalb.mk.

18-vjeçari sivjet po shkëlqen me klubin francez duke realizuar shtatë gola dhe pesë asistime në 18 paraqitje.

Sipas The Bleacher Report, Arsenali që prej vitit të kaluar ka monitoruar progresin e Mbappes, por tani në garë për të ka hyrë edhe Juve që është mahnitur me formën e të riut.

Monaco nuk do të lejojë largimin e tij për një shifër të vogël. Klubi francez kërkon 36 milionë funte për të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button