Urë e re në Matkë deri tek Shpella Vrello

Për nevojat e qytetarëve, në Kanjonin e Matkës, së shpejti pritet të ndërtohet një urë e re këmbësorësh.

Për këtë qëllim Qyteti i Shkupit ka përzgjedhur Shoqatën e inxhinierëve ‘Cakar Partners’ nga Shkupi, për të realizuar projektin infrastrukturor me variante edhe zgjidhje ideore për të realizuar këtë projekt.

‘Shoqata ka afat tre muaj që ta përpunojë dokumentacionin, për të cilat do të marrë rreth 16 mijë euro. Ura e lartë duhet tu mundësojë qasje vizitorëve prej Matke deri tek shpella Vrello, dhe në vendet tjera’ thonë nga Qyteti i Shkupit.

Realizimi i këtij projekti është si ide disa vite ndërsa për shkak të mungesës së mjeteve nuk kanë arritur ta realizojnë.

Përskaj urës së re, do të ndërtohet edhe rrugë e gjatë prej 4 kilometrash./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button