Soni Malaj, në momente romantike me të fejuarin (foto)
Edhe pse është përpjekur që lidhjen e re të dashurisë ta mbajnë dhe ta shijojnë vetëm për vete, publikun Soni dhe Klevi e bëjnë gjithmonë kureshtar në çdo dalje të tyre. Sa herë nëpër evente artistike shfaqet Soni, sytë kureshtarë të të gjithëve kërkojnë edhe njeriun e saj të zemrës, i cili, me ç’duket, e shoqëron këngëtaren në çdo koncert apo festë mes artistësh, transmeton Revista Class.
Edhe në fotot e fundit të publikuara nga revista Story, Soni dhe Klevi duken të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, ndërsa janë duke festuar në një party në qytet.
Nga fotot, por edhe nga miqtë e çiftit, mësohet se Soni dhe Klevi e shprehin hapur dashurinë që kanë për njëri-tjetrin, ndaj edhe shihen gjithmonë bashkë. Ka plane të reja së shpejti?