Ndërron jetë fituesja e medaljes së artë në 800 metra Nadiya Olizarenko
Fituesja e medaljes së artë olimpike në disiplinën 800 metra nga lojërat në Moskë të mbajtura në vitin 1980, Nadiya Olizarenko, ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Atletja Olizarenko ka ndërruar jetë të shtunën pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë”, thuhet në kumtesën e Federatës ukrainase të Atletikës në të cilën nuk ka detaje shtesë.
Gjatë karrierës së saj të pasur sportive, ukrainasja Olizarenko ka mbrojtur ngjyrat e ish-Bashkimit Sovjetik pjesë e të cilit ka qenë Ukraina.
Në vitin 1980 Olizarenko fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të cilat u mbajtën në Moskë, duke vendosur kohën më të mirë të saj në 800 metra prej 53.43 sekondash, ndërsa pesë ditë më vonë, Olizarenko fitoi medaljen e bronztë në garën 1500 metra.
Prej vitit 1980 dhe deri në vitin 1983 ajo ka mbajtur rekordin botëror në vrapimin në 800 metra, ndërsa aktualisht llogaritet gruaja e dytë më e shpejtë në këtë disiplinë.
Atletja ukrainase për një kohë të gjatë ka qenë vrapuesja më e mirë në distanca të mesme me medalje evropiane në 800 metra në vitin 1986.