“Ndodhi edhe kjo, VMRO-DPMNE filloi të shkojë në debate”

“Ndodhi edhe kjo. VMRO-DPMNE filloi të shkojë në debate”, kështu shkruan portali maqedonas “Ako”, i cili shton se pas disa vjetësh injorim të mediave të cilët “nuk kanë menduar si ata, mbrëmë njëri ndër lojtarët kyç të partisë së Nikolla Gruevskit, pranoi që të shkojë në TV21”, transmeton Portalb.mk.

“Ai jo rastësisht shkoi në TV21, pasi q ashtu siç e dimë, është televizion dygjuhësor, transmeton program edhe në gjuhën maqedonase, por edhe në atë shqipe, dhe pranoi se nuk kanë arritur që të vendosin komunikime me votuesit shqiptar”, shkruan “Ako”.

Portali më tej shkruan se, sipas të gjitha gjasave, VMRO-DPMNE-ja që “ta zbutë përshtypjen e armiqësisë ndaj partive shqiptare, që është ndërtuar përpara anëtarësisë si patriotike përpara kërkesave për dygjuhësi.

Nga ana tjetër, “VMRO-DPMNE, nuk ka kurrëfar problemi me komunikimin me BDI-në”. Dimovski pranoi se edhe më tej ata kanë kontakte me udhëheqësinë dhe  se nuk heqin dorë nga formimi i qeverisë.

Përndryshe, 2017 është viti i 11 që VMRO-DPMNE është në pushtet në Republikën e Maqedonisë. Për gjatë asaj kohe, partia ka bërë “hendek të pakapërcyeshëm” me një pjesë të mediave të cilat i vlerëson si “armiq”.

Lideri i partisë, Gruevski, asnjëherë nuk ka pranuar intervistë në media, që t’i parashtrohen pyetje të cilat nuk i pret dhe asnjëherë nuk ka pranuar duel ose debat, të paktën atë nuk e ka bërë as në fushatën zgjedhore.

LEXO: Ja arsyeja pse mungoi debati televiziv i liderëve

LEXO: Maqedoni, kemi “harruar” se kur ka pasur TV – duel mes liderëve, a do të përballen Zaev dhe Gruevski?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button