Bujqit grek fillojnë të tërhiqen nga Evzoni

Bujqit të cilët e kanë bllokuar vendkalimin kufitar Evzoni sot do të fillojnë të tërhiqen nga bllokada. Ashtu siç paralajmërojnë mediat greke, bujqit që nga mesdita do të fillojnë ta lëshojnë bllokun e vendkalimit kufitar, njofton Portalb.mk

“Vendosëm që të premten në mesditë të fillojmë të tërhiqemi nga fusha Idomeni, afër vendkalimit të Evzonit në kufirin Greqi-Maqedoni dhe të kthehemi në fushat tona”, deklaroi Tomas Koripis, përfaqësues i bujqve të cilët e bllokuan vendkalimin kufitar Evzoni për Agjencinë informative greke.

Pas takimit me zëvendës kryetarin Dragasakis, fermerët nuk kanë marrë vendim në shumë kërkesa, por Qeveria ka premtuar se do të dorëzojë në Kuvendin e votimeve disa lehtësime të programit për tatim dhe sigurim.

Vendkalimi kufitar Evzoni ka qenë i bllokuar nga bujqit prej 30 janarit. E gjithë bllokada krijoi probleme të mëdha edhe për turistët edhe për kamionët për bartjen e mallrave, për industrinë maqedonase dhe për portën e Selanikut e cila ka qenë e stërmushur me shporta me prodhime për kompanitë e Maqedonisë.

LEXO: MPJ e Maqedonisë me notë proteste ndaj Athinës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button