Mediat amerikane: Agjencitë për zbulim fshehin të dhëna nga Trampi

Agjencitë amerikane për zbulim fshehin informacione të besueshme për presidentin e SHBA-së, Donald Tramp në druajtje se mund të përfundojnë në duart e rusëve, njoftojnë mediat amerikane.

“Nga 20 janari punojmë nën supozimin se Kremlini ka veshë brenda dhomave për ndikim në Shtëpinë e Bardhë”, deklaroi një funksionar i lartë i Pentagonit për “Nju-Jork observer”.

Ai shton se nuk janë të shumta gjëra që rusët nuk i dinë në këtë moment.

Agjencia amerikane për siguri nacionale (NSA) ndaloi me dërgimin e raporteve të veçanta të dedikuara vetëm për presidentin, ndërsa agjencitë e tjera filluan me kufizimin e të dhënave të cilat i dorëzojnë, zakonisht duke mos e theksuar burimin apo mënyrën në të cilën kanë ardhur deri tek të dhënat.

Madje sikur tërësisht t’i besonim presidentit, pjesëtarët e bashkësive për zbulim janë të brengosur për shkak të personaliteteve të tjera në administratën e tij, të cilët kanë lidhje me Rusinë.

Shërbimet për zbulim aleate të SHBA-së gjithashtu kumtuan se nuk dëshirojnë të ndajnë të dhëna operative, të cilat mund të përfundojnë në duart e rusëve.

Tramp në ndërkohë e sulmoi agjencinë për zbulim, pasi në fillim të javës kërkoi dorëheqjen e këshilltarit për siguri nacionale Majk Flin, dje në konferencë shtypi e mbrojti Flinin dhe i akuzoi agjencitë për rrjedhjen e të dhënave të besueshme, duke deklaruar se të dhënat po ndahen si sheqerka

Në ndërkohë presidenti rus Vlladimir Putin sot deklaroi se shpreson për bashkëpunim më të mirë midis agjencive për zbulim të Rusisë dhe SHBA-së. s

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button