Jilldirim ka shkruar letër deri tek 15 milionë të rinj, duke ju bërë thirrje të votojnë me “po” në referendum
Kryeministri turk, Binali Jilldirim ka dërguar letra të shkruara në dorë deri tek 15 milionë të rinj me të drejtë vote në vend, duke ju bërë thirrje që të votojnë me “po” në referendumin e 16 prillit për reformat kushtetuese.
Reforma prej 18 pikave parasheh vendosjen e pushtetit ekzekutiv presidencial, rritjen e numrit të deputetëve prej 550 në 600, uljen e moshës minimale për deputet prej 25 në 18 vjeç dhe ndryshime të tjera.
“Më 16 prill ju duhet të prononcoheni dhe do të sillni vendim”, ka theksuar Jilldirim në letër, duke shtuar se nëse votat me “po” mbizotërojnë, mosha për kandidim në Parlament do të ulet në 18 vjet.
Jilldirim i ka kumtuar detajet për përmbajtjen e letrës në seancën e Këshillit ekzekutiv qendror të Partisë në pushtet të drejtësisë dhe zhvillimit.