Flet më në fund edhe Neymar për turpërimin e Barcelonës

Katalanët përjetuan njërën nga humbjet më të rënda viteve të fundit, duke u mposhtur 4:0 në udhëtim te PSG, në kuadër të 1/16 të Ligës së Kampionëve, shkruan Lajmi.net, transmeton Portalb.mk.

Me dy gola të Di Marias, dhe me nga një të Cavanit dhe Draxler, PSG shënuan ndër fitoret më të rëndësishme përgjatë historisë së tyre në Ligën e Kampionëve.

“Ishte një natë e tmerrshme, por këtë meritat janë të PSG”, ka deklaruar Neymar, përcjell lajmi.net.

“Ata bënë një ndeshje të madhe, duke shënuar katër gola. Tani ne duhet të mendojmë për ndeshjen e ardhshme, e të shohim çfarë mund të bëjmë për ta ndryshuar situatën. Është shumë e vështirë, pothuajse e pamundur, jemi në disavantazh prej katër golave, diçka të tillë unë kurrë nuk përjetuar”, ka shtuar braziliani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button