Ҫfarë ndodh në “Fate të Kryqëzuara” pasi fiken dritat e kamerave (VIDEO)

Para ekranit, të gjithë janë të fokusuar te ngjarjet që ndodhin gjatë një seriali, personazhet e preferuar dhe fabula. Janë të rrallë ata që marrin me mend se ҫ’ndodh pas kamerave, në prapaskena, në një projekt të madh televiziv. Këtë kureshtje, për të gjitha fansat e tij e shuan personazhi kryesor i serialit “Fate të kryqëzuara”, Erkan Petekkaya.

 

Aktori i njohur për rolin e Xhihanit në serialin “Fate të Kryqëzuara”, ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një video përmes së cilës tregon se ҫfarë bëjnë personazhet gjatë kohës kur fiken dritat e kamerave. Në video, mund të shihet lehtësisht “Dilara” duke u grimuar, “Asuja” duke rregulluar flokët ndërsa “Xhansuja” me rrobdëshan duke pritur radhën. Kjo është “festa” e vërtetë e aktorëve të njohur të serialit. Xhihani poston vazhdimisht foto dhe video nga projekti i tij të fundit. Për të gjithë miqtë virtualë, aktori kryesor tregon edhe miqësitë që ka me disa prej aktorëve në serial.

#paramparça set arkası

A post shared by Erkan Petekkaya (@erkanpetekkaya) on

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button