CIVIL: Thirrja e VMRO-DPMNE-së paraqet vepër penale

Thirrja “Diku me të mirë, diku me thikë!, e bërë nga Bashkimi i Forcave të Rinisë të VMRO-DPMNE paraqet dhunë ekstreme politike dhe vepër penale, kështu vlerëson OJQ Civil në reagimin e tij për këtë thirrje, njofton Portalb.mk.

“CIVIL-Qendra për Liri, qartë dhe zëshëm, dhe pa mëdyshje i përkujton institucionet se janë të obliguara t’i përgjigjen  nxitjes së urrejtjes dhe mbjelljes së frikës, dhe ekstremizmit të hapur politik, me sanksione përkatëse ligjore. Në të kundërtën, ata do të jenë bashkëpunëtorë në rrënimin kriminel të stabilitetit dhe sigurisë së vendit” thuhet në reagimin e CIVIL.

Nëpërmjet kësaj kumtese të OJQ CIVIL bëhet thirrje edhe ndaj prindërve, që mos të lejojnë të kontaminohet mendja e fëmijëve të tyre.

“I ftojmë prindërit të jenë të përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm, dhe të ndërmarrin çdo gjë që është në fuqinë e tyre që të mos  lejojnë mendjet kriminele t’i kontaminojnë fëmijët e tyre. Është e pakuptimtë që fëmijët të jenë vegla në duart e një grushti kriminelësh. Nuk ka arsye që fëmijët dhe të rinjtë të përfshihen në orvatjet e fëlliqura të strukturave kriminele në ikjen nga përgjegjësia për veprat e tyre”, thuhet ndër të tjerash në kumtesën e CIVIL.

CIVIL poashtu bëri thirrje edhe ndaj policisë, për ndërmarrje të masave maksimale të parandalimt të dhunës së rezultuar nga politikanët.

“I bëjmë thirrje policisë të ndërmerr masa maksimale për parandalimin e dhunës e cila mund të del si pasojë nga paraqitjet destruktive të politikanëve të papërgjegjshëm në publik, ose nga provokimet në rrjetet sociale, mediat dhe iniciativat “qytetare” të tipit “thika të gjata” dhe të ngjashme”, thuhet në reagimin e CIVIL.

Por nuk i menjanon as edhe strukturat më të larta shtetërore, ku nga Prokuroria kërkon fillim të procedurave kundër pjesëtarëve politik.

“Prokuroria  patjetër duhet të nisë procedura kundër liderëve dhe përfaqësuesve të lartë të partive politike, të cilat në muajt e fundit bëjnë thirrje për dhunë kundër kundërshtarëve politikë dhe nxisin urrejtje pas përkatësisë etnike dhe fetare”, thuhet në reagimin e CIVIL.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button