FRODEM: Kërkesa e Gruevskit për zgjedhje të reja është joracionalitet i skajshëm

Fronti për Maqedoni Demokratike me anë të një kumtese ka reaguar për intervistën e së shtunës të Nikolla Gruevkskit, njofton Portalb.mk.

“FRODEM i konsideron si të pavërteta dhe jorelevante deklaratën dhe monologët televiziv të Gruevskit. Për Maqedoninë do të ishte mirë që në 10 vitet e kaluara të kishte së paku një duel, duke u përballur me oponentët politik për të kuptuar “vlerën” e vërtetë të manipulimeve të tija.

Nikolla Gruevski ka humbur në zgjedhje. Ka kërkuar 63 deputetë, kurse mezi fitoi 51. Edhe një pjesë e këtyre 51 deputetëve janë të diskutueshëme.  Në mënyrë anti Kushtetuese i ju dha mandati për formim të Qeverisë së re. Nuk formoi Qeveri, mandatin e ktheu. Ishim dëshmitarë se deri në ditën e fundit e shtyu me çka ushtroi trusni dhe kërcënime. Shihet qartë se askush nuk dëshiron që të ketë punë me të. Përderisa nga ana e VMRO-DPMNE do të caktohej ndonjë mandatar tjetër ndoshta situata do të ishte më ndryshe.

FRODEM e fton opozitën e Maqedonisë që menjëherë të formon Qeveri të re. Më shumë se 650.000 qytetarë votuan për ndryshime dhe zgjedhja e tyre duhet të respektohet në qeverinë e ardhshme e cila do t’i mbrojë interesat shtetërore dhe kombëtar. Njëkohësisht, e ftojmë dhe ju rekomandojmë opozitës që të lëshojë ftesë të hapur drejt Qeverisë së që në një ardhmëri të afërt të bëhet pjesë VMRO-DPMNE, por pa pjesëtarë të partisë të cilët janë të dyshuar dhe akuzuar. Kjo duhet të ndodh menjëherë pas ndryshimit të pushtetit të deritanishëm kriminal dhe pas dobësimit të imunitetit të atyre deputetëve të dyshuar dhe akuzuar për vepra penale. Një qeveri e këtillë e përbashkët në perspektivë është e mirë për bashkim dhe stabilitet të Maqedonisë.

FRODEM vlerëson se kërkesa e Gruevskit për zgjedhje të reja është joracionalitet i skajshëm. Nuk duhet të ketë zgjedhje vetëm pse ai dëshiron. Por edhe nëse ka zgjedhje të reja Nikolla Gruevksi do të humb edhe më shumë, këtë qartë e tregojnë edhe anketat, kurse ai të gjithë i mashtron se do të jetë më ndryshe. Ajo do te jetë një humbje kohe, për të planifikuar shpëtimin e tij personal. Nga ana tjetër, qytetarët kanë të drejtë të garantuar me Kushtetutë  që në zgjedhjet lokale të shprehin problemet e tyre komunale. Bashkimi i zgjedhjeve lokale me ato parlamentare plotësisht do të turbullojë të drejtën e tyre. Kjo më shumë sepse Gruevski me demagogji nacionale të rreme do të kërkojë 63 deputetë dhe kjo do të jetë çështja e vetme.

Histeria staliniste për krijim të armiqve të jashtëm (por edhe vendas) seriozisht e dëmton pozitën e Maqedonisë. Maqedonia ka realizuar marrëveshje me SHBA dhe me Bashkimin Evropian, nga të cilat dalin edhe të drejta, por edhe përgjegjësi.

FRODEM tregon se të gjitha skenarët të cilat mund të dërgojnë në destabilizim të Maqedonisë do të jenë të kobshme për ato që do të tentojnë t’i ngrenë të njëjtat”, thuhet në kumtesën e FRODEM-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button