Trump takon sot kryeministrin e Kanadasë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, takon sot në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, njofton REL.

Vendet e punës, rritja ekonomike dhe një tryezë e rrumbullkatë për gratë në fuqinë punëtore janë në rend të ditës.

Takimi midis Trumpit 70 vjeç dhe Trudeaut 45 vjeç shihet si përballje e dy liderëve me pikëpamje të ndryshme ndaj botës.

Trump ka ngritur zërin kundër tregtisë globale dhe ka lëshuar urdhër që u ndalon refugjatëve dhe migrantëve hyrjen në SHBA.

Trudeau, liberal, mbështet tregtinë globale dhe ka mirëpritur 40,000 refugjatë sirianë në Kanada.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button