Meksikë: Rreth 20.000 persona protestuan kundër Trampit

Rreth 20.000 persona protestuan nëpër rrugët e Meksiko Sitit kundër presidentit të SHBA-së Donald Tramp, transmeton BTA.

Pjesëmarrësit në protestën në kryeqytetin meksikan kërkuan respekt ndaj vendit të tyre dhe emigrantët e tyre. Ata protestuan kundër planeve të Trampit që të ndërtojë mur në kufirin midis SHBA-së dhe Meksikës dhe për shkak të rritjes së deportimeve të imigrantëve nga SHBA-ja.

Shumë nga pjesëmarrësit në varganin mbanin flamuj meksikanë dhe ishin të veshur në të bardhë në shenjë uniteti dhe si simbol i karakterit jopolitik të marshit protestues. Demonstruesit mbanin sllogane si “Të faleminderit Tramp që e bashkove Meksikën!” dhe “I duam amerikanët, e urrejmë racizmin”.

Pjesëmarrësit në aksion shprehën mbështetje për meksikanët të cilët jetojnë në SHBA.

Marshe më të vogla protestuese u mbajtën edhe në qytete tjera meksikane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button