Prokuroria publike me kontra hetim për donatorët e LSDM-së

Prokuroria publike hapi hetim për donatorët e LSDM-së në zgjedhjet e fundit, transmeton Telma, duke sqaruar se bëhet fjalë për funksionarë të lartë të partisë. Procedura ishte hapur në fillim të shkurtit, kurse janë kryer kontrolle në shtypshkronja, transportues dhe donatorë të partisë.

Nga Telma sqarojnë që kanë kontaktuar përfaqësues të Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion por nga atje nuk kanë marrë asnjë informacion për këtë proces, transmeton Portalb.mk.

Bëhet e ditur se janë kontrolluar pagesa elektronika të disa nga donatorët, kurse deri më tani nuk është thirrur në pyetje asnjë funksionarë i lartë i LSDM-së.

Në ndërkohë, Prokuroria Speciale Publike në formë të shpejtuar punon në hetimin e financimit të fushatës së VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e vitit 2014. Rasti është hapur në tetor gjatë vitit të kaluar duke u bazuar në bisedat e publikuara deri më tani të materialeve të përgjuara.

Deri më tani janë thirrur në pyetje qindra anëtarë dhe funksionarë të partisë, mu për këtë VMRO organizoi protesta në Ohër ku mbi 200 qytetarë pranuan ftesa nga PSP. Nga kjo parti akuzuan PSP-në se punon nën urdhër të LSDM-së, dhe thirrjen në pyetje e cilësojnë si torturë ndaj popullit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button