Mister ligjor, ku është marrëveshja e Kostovskit për rastin “Puç”?

Marrëveshja e Zvonko Kostovski, të cilën ai e pranoi dy vjet më parë, dhe i referohet rastit “Puç” nuk është në PSP, por në Prokurorin për krim të organizuar dhe korrupsion.

PSP ka kërkuar mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme, me kërkesë të avokatit të ri Zvonko Kostovski i cili me marrëveshje negocioi dënimin prej tre vjet burg për rastin “Puç”. Por Gjykata themelore e cila duhet të vendosë ka kërkuar marrëveshjen nga SPS, njofton Telma, transmeton Portalb.

PSP tani më disa herë ka kërkuar marrëveshjen ka Gjykata penale, por para dy javve ka marrë përgjigje që kontrata është dorëzuar tek palët që kanë bërë marrëveshje qysh në vitin 2015. “Puç” si rast Gjykata për krim të organizuar dhe korrupsion i dorëzoi PSP para më shumë se një viti, mirëpo pa marrëveshjen e Zvonko Kostovski.

Kur pyetën gjykatën penale që a ka arritur deri tek ata ndonjë kërkesë e ndonjë institucioni (Gjykata themelore, PSP, Prokuroria publike apo MPB), që të iu dorëzohet dënim-marrëveshja për Kosotovskit dhe në cilin afat është dorëzuar lënda kërkuesve eventual, na kthyen përgjigje që pyetja nuk është precize dhe na kërkuan informacione nga institucionet e lartpërmendura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button