Gjykata e Apelit e hodhi poshtë dekretin e Trampit

Gjykata federale e Apelit refuzoi ta kthejë në fuqi dekretin e presidentit amerikan Donald Tramp, me të cilin udhëtarëve të shtatë vendeve kryesisht myslimane  për tre muaj iu ndalua hyrja në SHBA dhe për katër muaj u ndërpre programi për pranimin e refugjatëve.

Në këtë vendim menjëherë reagoi Tramp, i cili në Tuiter shkroi: “Shihemi në gjyq, është në pyetje siguria e kombit tonë “.

Këshilli prej tre gjykatëse nga Gjykata e nëntë  amerikane e Apelit refuzoi ta bllokojë vendimin paraprak të gjykatës më të ulët, me të cilin pezullohet dekreti.

Ekziston mundësi për parashtrim të ankesës deri te Gjykata Supreme.

Me vendimin e gjykatës më të ulët në Sietël përkohësisht është ndalur dekreti, ndërsa avokatët e Ministrisë amerikane të Drejtësisë parashtruan ankesë deri te Gjykata e nëntë e Apelit për këtë vendim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button