Paris, kulla “Eiffel” do të mbrohet nga një mur xhami

Kulla “Eiffel” në Paris do të rrethohet me një mur 2.5 metra të lartë xhami të përforcuar, për t’u mbrojtur nga sulmet terroriste, njofton Top Channel.

Bashkia e Parisit lajmëroi se muri prej xhami do të zëvendësojë gardhet metalike, që u vendosën gjatë turneut europian të futbollit, verën e kaluar. Nëse miratohet, projekti pritet të kushtojë rreth 20 milionë euro.

Që prej sulmeve terroriste të nëntorit të vitit 2015, kryeqyteti francez është në gjendje të lartë gatishmërie. Për këtë arsye, autoritetet franceze duan të përforcojnë sigurinë në zonat turistike dhe pikat e referimit të qytetit.

Kulla “Eiffel”, mbase monumenti më i famshëm në Francë, tërheq 6 milionë turistë në vit dhe muri prej xhami është projektuar që të ndalë individë apo mjete motorike që ta sulmojnë atë.

Zyrtarë të Bashkisë së Parisit thanë se, për shkak të gjendjes së lartë të gatishmërisë, zonat më të cënueshme në qytet, me në krye kullën “Eiffel”, duhet të kenë masa speciale sigurie. Projekti përfshin edhe riorganizimin e rrugëve rreth kullës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button